Roma do vendin e parë ndaj Atleticos, Juve – Barça, me tepër se për prestigj
Këtë të mërkurë do të zhvillohen ndeshjet e mbetura të raundit të pestë në Champions League, ndeshje këto të fazës së parë. Këtë herë do të jetë radha e grupeve A, B, C dhe D. Një pjesë e skuadrave tashmë e kanë siguruar kulaifikimin për në raundin tjetër, ndërsa për disa të tjerë vazhdon beteja për krerët e grupeve, por edhe për një kualifikim për në Europa League.
Kështu, në Grupin A, Man. United do të udhëtojë në transfertë ndaj Baselit. Përballjen e pare “Djajtë e Kuq” arritën ta fitonin me rezultatin e pastër 3-0. Eipi i drejtuar nga Jose Mourinho vjen më i qetë për shkak se vendi i parë tashmë është i rezervuar për ta në kuotën e 12 pikëve, ndërkohë pritet një përkushtim më i madh nga Baseli për të ruajtur vendin e dytë. Sfida tjetër këtij grupi është ajo mes CSKA-së së Moskës dhe Benficës. Formacioni rus renditet i treti, ndërsa ndeshjen e parë ndaj portugezëve e fituan me rezultatin 2-1. Përsa i përket Benficës, për të shanset janë pothuajse zero për vendin e tretë, kjo për faktin se deri më tani nuk kanë arritur të grumbullojnë qoftë një pikë.
Në grupet B, Bayerni i Mynihut dhe PSG janë dy skuadrat që kanë siguruar kualifkimin për në fazën tjetër të këtij kompeticoni. Bavrezët, të rikthyer në formën më të mire, do të udhëtojë në transfertën belge ndaj Anderlechtit. Për bavarezët misioni pritet të jetë lehtësisht i arritshëm përballë një kundërshtari që deri më tani nuk ka arritur të grumbullojë pikë. Vendi i parë për Bayernin duket i paarritshëm, e vetmja gjë që i mbetet është të shpresojnë në një hap fals të kryesueve të PSG, të cilët në “Parc Des Princes” do të presin formacionin skocez të Celtic-ut.
Në Grupin C tema se kujt do t’i shkojë vendi i parë mbetet e hapur. Roma, pas atij barazimi të çmendur ndaj Chelsea-t, këtë herë do të ndeshet me Atleticon e Madridit në stadiumin “Wanda Metropolitano”. Takimi i parë mes këtyre dy skuadrave u mbyll në barazim pa gola, ndërkohë që ketë herë verdhekuqtë do të kërkojnë me çdo kusht të mos dalin pa pikë ndaj madrilenëve, për të qenë ata kryesuesit e këtij grupi, pasi për ndjeksin e tyre, Chelsea-n, parashikohet një 90-minutësh i thjeshtë përballë Qarabagut, që në ndeshjen e parë u mundi thellë 6-0.
Në Grupin D dhe të fundit, Juventusi pritet të vuajë jo pak përballë Barcelonës. Bardhezinjtë vijnë në një moment tepër delikat, pas humbjes në kampionat 3-2 ndaj Sampdorias. Allegri përballë katalanasve pritet të hedhë në fushë formacionin me të mirë, ku sigurisht pikët janë jetësore për të dhe skaudrën, pasi rrezikohet dhe vendi i dytë në rast të një tjetër disfate. Ndeshja tjetër e këtij grupi do të jete ajo mes Sportingut të Lisbonës dhe Olympiakosit të Pireut. Vendasit vijnë si favoritë, por përballë do të kenë një kundërshtar që ndoshta mund t’i rezervojë ndonjë suprizë të hidhur.



