Roma fiton dhe afrohet me zonën Champions, Torino triumfon ndaj Empolit
Roma u rikthye te fitorja, duke mposhtur me rezultatin e pastër 3-1 Sassuolon, në sfidën e zhvilluar në “Olimpico” dhe duke marrë 3 pikët që e ngjitin momentalisht në vendin e 7, vetëm 4 pikë larg zonës Champions.
Perotti hapi serinë e golave për verdhekuqtë, pasi ekzekutoi saktë një 11-metërsh dhe më pas ishin Schick e Zaniolo, që çuan shifrat në 3-0, ndërsa për emilianët shënoi Babacar në minutën e 90 të takimit.
Fitore të pastër 3-0 mori edhe Torino përballë Empolit, falë golave të shënuar nga N’Koulou, De Silvestri dhe Iago Falque, ndërsa sfida mes Spalit dhe Udineses përfundoi në barazim pa gola.



