Roma gjen portier në Portugali, Neres drejt rikthimit në Brazil. Nice “blindon” dy yjet e ekipit
Roma piketon Mile Svilar për sezonin e ardhshëm. Futbollisti, i cili aktualisht është pjesë e Benficas, pëlqehet shumë nga trajneri Jose Mourinho, i cili e kërkon me ngulm portierin, të cilin e konsideron një talent të padiskutueshëm. Drejtori Sportiv i verdhekuqve, Tiago Pinto e njeh mire lojtarin, pasi më pare edhe ai ka qenë pjesë e klubit portugez. 22-vjeçari është i lidhur me skuadrën nga Lisbona deri në qershor të këtij viti dhe në fund të sezonit mund të largohet me parametër zero, në rast se nuk pranon rinovimin e klubit. Pinto po e studion me imtësi çështjen për të gjetur një zgjidhje që të mos e dëmtojë ish-klubin e tij Benficën.
Aventura e David Neres te Shakhtar Donetsk mund të mbyllet pra kohe. I transferuar në janar nga Ajaxi te klubi ukrainas, braziliani me shumë mundësi do të largohet nga skuadra e drejtuar nga Roberto De Zerbi, i cili gjithashtu është rikthyer në Itali, për shkak të situatës së tensionuar. Lufta në Ukrainë ka detyruar klubin të nxjerrë në shitje 25-vjeçarin, për të cilin kanë shfaqur interes Flamengo dhe Sao Paulo. Të dy klubet braziliane i kanë paraqitur ofertën Shakhtarit për ta marrë sulmuesin në formë huazimi me të drejtë blerjeje përfundimtare.
Drejtori sportiv i Nice, Julien Fournier gjatë një interviste foli për dy yjet e skuadrës, Khephren Thuram e Amine Gouiri, të cilët po shkëlqejnë në drejtimin e Christophe Galtier, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha europiane. 48-vjeçari përgënjeshtroi një largim të lojtarëve gjatë merkatos së verës duke theksuar se klubi ka financa të forta dhe nuk ka nevojë të shesë. Ai shtoi se të gjithë futbollistët e dinë që ndodhen në një klub shumë serioz dhe ambicioz që kërkon gjithmonë të jetë mes më të mirëve. Në fund, Fournier pohoi se nuk beson që Thuram, Gouiri, apo edhe lojtarë të tjerë kërkojnë të largohen, pasi asnjëri prej tyre nuk ka kërkuar një gjë të tillë.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



