Roma kërkon të prenotojë Cristanten e Atalantës
Manovrat e Romës në merkato vazhdojnë pa mbarim në përpjekje për të përforcuar skuadrën por edhe për të patur bilancet sipas parametrave që kërkon Uefa. Në pamundësi për të vepruar menjëherë, Monchi po negocion me Atalantën për të bllokuar për sezonin e ardhshëm mesfushorin Bryan Cristante, i cili e ka shprehur hapur se në verë do të largohet për një ekip më të mirë. Roma synon të marrë “ok” nga Atalanta që tani për t’i paraprirë edhe konkurrencës së fortë në verë me Juventusin dhe Interin.



