Serie A

Roma mbyll fazën e parë të abonimeve, tifozët përgjigjen me shifra rekord

Në më pak se një muaj, Roma pati një “boom” shitjes të aboneve për sezonin e ardhshëm. Kuptohet ky interesim i pazakontë i tifozëve verdhekuq vjen për shkak të triumfit në “Air Albania”, ku Roma ngriti trofenë e Conference League.

Në përfundim të fazës së parë të shitjes, tashmë janë blerë 33500 bileta për të gjithë sezonin: një shifër rekord në periudhën pas Covid-it. Numra të destinuar të shtohen në javët në vijim.

Një numër kaq i lartë i biletave sezonale nuk ishte parë për 18 vjet. Ishin plot 33266 abone të shitura në sezonin 2004-2005 .

Të shtunën dhe të dielën, fansat do të mund të ndryshojnë vendet në të njëjtin sektor ekskluzivisht përmes aplikacionit My Seat. 93.8% e personave që kishin një biletë abone e rinovuan edhe për kampionatin 2022-2023.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency