Merkato

Roma merkato tek Arsenali, zbulohet objektivi i Mourinhos

Roma ka nevojë për përforcime dhe Jose Mourinho ka filluar të piketojë lojtarët që i duhen. “Special One” ka hedhur sytë nga Premier League, konkretisht tek Arsenali.

ESPN shkruan se i preferuari i trajnerit portugez është Ainsley Maitland-Niles. 24-vjeçari aktivizohet në krahun e djathtë, por mund të luajë edhe si qendërmesfushor.

Drejtuesit e Romës kanë nisur bisedimet me homologët anglezë për të marrë lojtarin londinez (5 ndeshje me kombëtaren ishullore) në huazim në merkaton e janarit.

Ainsley Maitland-Niles nuk po aktivizohet shumë nga trajneri Mikel Arteta dhe e sheh me sy të mirë kalimin në Serie A, me Jose Mourinhon që është gati t’i dhurojë një fanellë titullari në ekipin e tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency