Serie A

Interi me mungesa ndaj Genoas, shpresat te Karamoh

Mbrëmjen e sotme, Inter do të udhëtojë në transfertën delikate të Xhenovas. Zikaltërit, pas 5 barazimeve radhazi në kampionat, mundën të riktheheshin tek suksesi në ndeshjen e fundit ndaj Bolognës.

3 pikë shumë të rëndësishme që e mbajnë skuadrën në zonën Champions, ndërkohë ndalesa e radhës për ta do të jetë Genoa. Ekipi i Davide Ballardini vjen në këtë duel pas dy fitoreve radhazi, me skuadrën që ka treguar një formë mjaft të mirë fizike.

Në takimin e parë mes dy skuadrave, zikaltrit fituan me rezultatin minimal 1-2, ndërsa sonte Spalletti do të përballet edhe me mungesën e dy lojtarëve gol të tij, Icardi dhe Perisiç. Edhe kjo sfidë do të transmetohet në Supersport 2 dhe do të startojë në orën 20:45.

Më herët, në orën 18:00, në Supersport 2 do të transmetohet sfida tjetër mes Chievos dhe Cagliarit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency