Serie A

Roma përgatit revolucionin në mesfushë, tre futbollistë bëjnë gati valixhet

Roma përgatitet për një revolucion në mesfushë gjatë merkatos së verës, teksa tre futbollistë të këtij reparti kanë përfunduar jashtë planeve të trajnerit Jose Mourinho dhe po bëjnë gati valixhet.

Bëhet fjalë për francezin Jordn Veretout, mesfushorin nga Guinea, Amadou Diawara dhe spanjollin Gonzalo Villar, i cili është në huazim te spanjollët e Getafes, por që do të duhet të gjejë një zgjidhje të qëndrueshme për karrierën e tij.

Të tre këtyre futbollistëve u është konfirmuar se nuk kanë vend te Roma dhe se duhet të gjejnë një tjetër ekip për sezonin e ri, ndërsa në mesfushë shpëtojnë portugezi Sergio Oliveira, kapiteni Lorenzo Pellegrini dhe italiani tjetër Bryan Cristante, me të cilin po negociohet rinovimi i kontratës.

Sa u përket rinovimeve, menaxheri Thiago Pinto ka arritur marrëveshjen edhe me mbrojtësin Mancini, i cilio duket i bindur të vijojë karrierën te verdhekuqtë dhe pritet të firmosë kontratën e re që do të zgjasë deri në verën e 2026-ës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency