Merkato

Roma plotëson dëshirat e Mourinhos, pas Maitland-Niles, vjen edhe një portugez

Menjëherë pas humbjes me Juventusin, Jose Mourinho u ankua për personalitetin e disa futbollistëve të tij, teksa në të njëjtën kohë njoftoi edhe afrimin e dy mesfushorëve në kampin verdhekuq.

Njëri prej tyre është anglezi Maitland-Niles, që vjen në huazim nga Arsenali, ndërsa tjetri mësohet se është portugezi Sergio Oliveira, i cili aktualisht është pjesë e Portos.

Ky i fundit është përshëndetur me shokët e skuadrës në klubin portugez dhe pritet të mbërrijë nesër në kryeqytetin italian, për të kryer vizitat mjekësore me Romën, pasi akordi mes palëve është arritur tashmë.

Oliveira do të vijë në huazim 6-mujor kundrejt një milion eurove, teksa verdhekuqtë kanë ruajtur edhe opsionin e blerjes për 12.5 milionë euro në fund të sezonit, gjithmonë nëse portugezi do të bindë me paraqitjet e tij.

Mesfushori Oliveira luan në nivele të larta prej tre sezonesh, teksa vitin e kaluar ka shënuar 20 gola në 48 ndeshje, ndërsa në gjysmën e parë të këtij sezoni, ka gjetur rrjetën 5 herë në 18 takime dhe tani është gati të tregojë cilësitë e tij edhe në Serinë A.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency