Serie A

Roma “shkatërron” Sampin, Ventura merr pikën e parë

Roma u rikthye te fitorja, teksa mposhti me rezultatin e thellë 4-1 Sampdorian në “olimpico”, në një ndeshje të interpretuar në mënyrë perfekte nga skuadra e Di Francescos.

Juan Jesus hapi serinë e golave për verdhekuqtë, ndërsa më pas në pjesën e dytë shënuan edhe Schick dhe dy herë El Sharawi, duke zhvlerësuar golin e Defrel për dorianët.

Chievo ndali “hemorragjinë” e humbjeve, por sërish nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në sfidën e luajtur në “Bentegodi”, ndaj Bolognës, rezultat ky që i lë veronezët sërish në vendin e fundit.

Fitore mori edhe Empoli, që mposhti me rezultatin 2-1 Udinesen, duke tronditur pankinën e trajnerit spanjoll të friulianëve, që tashmë rrezikon seriozisht shkarkimin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency