Roma shpërdoron epërsinë me Genoan, “asist” Atalantës për Championsin
Çfarë mundësie shpërdoron Roma për t’iu afruar Atalantës dhe patur shanse shumë të mira për vendin e katërt. Ekipi verdhekuq barazoi 1-1 në transfertë me Genoan, kur deri në minutën e 91-të ishte ne epërsi me gol të Stephan El Shaarëay-t (82’).
Vendasit jo vetëm që nuk u dorëzuan, por ishin shumë pranë fitores. Në minutën e paë shtesë Romero kërceu bukur me kokë në zhvillimet e një këndoreje, duke kthyer baraspeshën në rezultat, ndërsa në të 96-ën Sanabria shpërdoroi një 11-metërsh.
Roma mbetet në vendin e pestë me 3 pikë më pak se Atalanta, që mund të humbasë 1 nga 3 takimet e mbetura e sërish ta lërë pas klubin verdhekuq, pasi ka golaverazh ndjeshëm më të mirë, ndërsa në sfidat direkte janë në baraspeshë (3-3 në Romë e 3-3 në Bergamo).



