Conference League

Roma shumë e fortë për Trabzonsporin, Baseli u falet penalltive

Roma siguron kalimin në grupet e Conference League. Pas triumfit 1-2 në Turqi, verdhekuqtë mposhtën Trabzonsporin me rezultatin e pastër 3-0 mbrëmjen e sotme në “Olimpico” dhe prenë biletën për në fazën e grupeve të kompeticionit më të ri të UEFA-s, që do të transmetohet ekskluzivisht në Supersport.

Të ndihmuar edhe nga mbështetja e tifozëve, djemtë e Jose Mourinhos zhbllokuan sfidën me anë të mesfushorit Brian Cristante, ndërsa në pjesën e dytë shënuan edhe dy gola të tjerê me anë të Nicolo Zaniolos dhe Stefan El Sharawiit.

Siguroi kualifikimin vetëm pas gjuajtjes së penalltive edhe Baseli i Xhakës, që vuajti jo pak në transfertën suedeze ndaj Hammarbyt, ndërsa në grupe kaloi edhe skuadra nga Gjibraltari, Lion Red Imp, që bëri një arritje historike.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency