Serie A

Roma zhgënjen me Sassuolon, Atalanta humbet me Berishën në stol

Roma e mbyll me zhgënjim 2017-ës, duke barazuar 1-1 me Sassuolon brenda në “Olimpico”. Skuadra e Di Francescos edhe pse kaloi e para në avantazh me Pellegrinin në minutën e 31-të, ishte e paaftë për ta menaxhuar lojën, pasi pësoi gol në të 78-ën me autor Missirolin. Një rezultat që tregon se verdhekuqtë janë ende larg rivalëve për titullin e Serisë A.

Humbje e papritur e Atalantës me Cagliarin brenda në Bergamo. Skuadra e Gasperinit u mposht 1-2, duke u ndëshkuar me dy gola të shpejtë që në pjesën e parë nga finalizimiet e Pavolettit dhe Padoin. Goli i Gomez në minutat shtesë vlejti vetëm për të ngushtuar rezultatin, pasi 3 pikët shkuan për Cagliarin. Duhet theksuar se Etrit Berisha ishte ne stolin e bergamaskave gjatë gjithë ndeshjes.

Fitore shumë e rëndësishme për Beneventon përballë Chievos. Skuadra që mbyll renditjen e Serisë A dhe ku luajnë Gjimshiti dhe Memushaj mori maksimumin e pikëve me rezultat minimal, falë finalizimit të Codas në minutën e 64-t.

Fitore “in extremis” i Sampdorian në “Luigi Ferraris” ndaj Spal. Në kohën shtesë Quagliarella e gjeti dy herë rrjetën, për suksesin 2-0, ndërsa Torino – Genoa përfundoi në barazim pa gola.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency