Conference League

Roma: Zorya? Në Ukrainë gjithmonë e vështirë, por do t’u jap mundësinë disa lojtarëve

Roma është në kërkim të fitores së dytë radhazi në grupet e Conference League, për ta mbyllur sa më parë kualifikimin në fazën tjetër. Këtë të enjte, në orën 18:45, skuadra e Jose Mourinhos do të përballet me Zoryan, aktualisht në vendin e katërt në kampionatin e Ukrainës.

“Kam luajtur kundër Zoryas disa vjet më parë, në dhjetor, mund ta imagjinoni se kushtet ishin të ndryshme. Nuk e kam parë stadiumin dhe terrenin, por është mirë, temperatura është perfekte për të luajtur.”

Kundërshtari: “Analizuam atë që ishte e mundur, pamë ndeshjet që luajtën në Europë dhe atë ndaj Bodø. Ndoshta do të ndryshojnë diçka, por ata gjithmonë luanin me një formacion fiks, janë ekip i organizuar. Duam të fitojmë, por ata janë shumë të organizuar, mund të na vënë në vështirësi “.

Motivimi: “Sigurisht, mes pjesëmarrjes në Champions dhe trofeut të Conference League preferoj të fitoj Konferencën. Ka shumë gjëra që mungojnë: tani qëllimi nuk është për të fituar kupën, por për të fituar ndeshjen e radhës, pastaj kalimi i grupit.”

Mourinho kundër skuadrave ukrainase: “Është ekipi i katërt me të cilin luaj në Ukrainë dhe nuk mbaj mend një ndeshje të lehtë: me Interin fitova në minutën e fundit, me Chelsea-n barazova, me Manchesterin, kundër Zoryas, fituam 1-0. Asnjëherë nuk është e lehtë.”

Formacioni: “Nuk ka ekip të dytë. Ndryshimet janë një gjë, ekipi i dytë gjë tjetër. Është e qartë se disa lojtarë duhet të pushojnë, të tjerët, që nuk luajnë aq shumë, kanë nevojë për shanse. Por unë do të fus një ekip të fortë dhe qëllimi është të fitojmë”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency