Premier League

Roman Abramovich merr goditjen e radhës, a mund ta shesë Chelsea-n tani?

Oligarku Roman Abramovich, pronar i Chelsea, klub të cilin e ka nxjerrë në shitje, është mes shtatë shtetasve rusë të shtuar nga qeveria britanike në listën e të sanksionuarave si reagim ndaj pushtimit të Ukrainës nga trupat ushtarake të Vladimir Putinit.

“Oligarkët dhe kleptokratët nuk kanë vend në ekonominë tonë apo në shoqërinë tonë. Me lidhjet e tyre të ngushta me Putinin, ata janë bashkëpunëtorë në agresionin e tij,” – tha Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss. Kjo lëvizje hedh dyshime mbi aftësinë e Abramovich për të shitur tani klubin e futbollit.

Nga ana e tij, kryeministri Boris Johnson ka thënë se: “Nuk mund të ketë strehë të sigurt për ata që kanë mbështetur sulmin e egër të Putinit ndaj Ukrainës.

Sanksionet e sotme janë hapi i fundit në mbështetjen e palëkundur të MB për popullin ukrainas. Ne do të jemi të pamëshirshëm në ndjekjen e atyre që mundësojnë vrasjen e civilëve, shkatërrimin e spitaleve dhe pushtimin e paligjshëm të aleatëve sovranë.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency