Roman Abramovich merr ofertë zyrtare për Chelsea-n nga miliarderi zvicëran
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, raportoi se oligarku rus kishte refuzuar një ofertë të parë për blerjen e Chelsea-t që ishte rreth 3 milardë euro, por pa e zbuluar se kush e kishte bërë këtë ofertë.
Pasditen e së martës, gazeta zvicerane “Blick” raportoi se kishte një ofertë zyrtare nga miliarderi helvet, Hansjörg Wyss, i cili drejton një konsorcium milionerësh së bashku me Todd Boehly. Shuma e ofertës ende nuk është zbuluar.
Roman Abramovich konsiderohet nga Parlamenti Britanik si një nga oligarkët pranë presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ndaj shpallën sanksione ndaj tij. Presidenti i Chelsea-t si rrjedhojë e këtyre sanksioneve ka vendosur që ta shesë klubin londinez, të cilin e drejton prej rreth dy dekadash.



