Serie A

Romë minimale në Sardenjë, vendos sërish Under

Ka mjaftuar një gol i turkut Cengiz Under në minutën e 15’, për t’i dhënë 3 pikët Romës, që tashmë duket shumë pranë zonës Champions, pasi mban e vetme vendin e 3-të, me dy pikë më tepër se Lazio dhe 4 më shumë se Interi, që e ndjekin.

Në Sardenjë, skuadra e Di Francescos gjen pak edhe me fat avantazhin, ndërsa më pas tregon zotësi në menaxhimin e lojës, pasi vinte edhe pas një impenjimi të lodhshëm në gjysmëfinalen e Champions League.

Nga ana tjetër, Cagliari vijon të mbetet në pozita tejet të rënduara, pasi është ndoshta pretendenti kryesor për t’iu bashkuar Veronës dhe Beneventos në Serinë B, sezonin e ardhshëm.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency