Romën e pushton “Djalli”, vendos dyshja Cutrone-Calabria
Milani rikthehet me hijen e frikshme të “Djallit” dhe këtë e bën pikërisht ndaj Romës, të cilën e mposhti me rezultaton 0-2. Kuqezinjtë kishin më shumë se 6 vite që nuk fitonin në shtëpinë e verdhekuqve dhe arrijnë t’i thyejnë rivalët me grintën e Gattusos në stol.
Pas një pjesë të parë shumë të kujdesshme, ekulibrat në rezultat u prishën në minitën e 48-të kur njeriu i momentit te Milani, Patrick Cutrone devijoi mejështërisht për në rrjetë topin e krosuar nga Suso.
Pas këtij finalizimi sfida u ndez edhe më shumë, me Romën që u hodh në sulm për golin e barazimit, por verdhekuqtë lanë shumë hapësira pas.
Në minutën e 74-t, në një rast kundërsulmi, Kalinic nxori të lirë përballë Alisson Calabrian, që me zgjuarsi dhe gjakftohtësi shënoi golin e Knock out-it, 0-2.
Në minutat e fundit kuqezinjtë u mbrojtën mirë madje mund të kishin shënuar një fitore edhe më të thellë, por Allison ishte me fat që nuk pësoi të tretin.
Milani me këtë fitore shumë të rëndësishme ruan vendin e shtatë, ndërsa Roma zbret nga zona Champions. Tashmë “Djalli” duhet të rikuperojë 7 pikë ndaj Interit për të besuar te pjesëmarrja në Champions sezonin e ardhshëm.



