Futboll

Ronaldinho i falimentuar, në llogari ka vetëm 6 euro!

A mundet që një lojtar që për dhjetë vjet është impenjuar në fushën e blertë me klube elitare si PSG, Barcelona dhe Milan duke përfituar paga nga më të lartat të përfundojë me faliment financiar. Tingëllon si një paradoks kjo pyejte por në të vërtetë në Brazil janë të bindur se fituesi i Topit të Artë në vitin 2005, Ronaldinho, është në mesin e një krize të plotë financiare aq sa në llogarinë e tij bankare figurojnë vetëm 6 euro. Lajmi i bujshëm thuajse i pabesueshëm vjen nga siti brazilian UOL Esporte që e shtjellon më shumë këtë çështje. Ditët e fundit gjykata e drejtësisë së Rios Grandes i ka sekuestruar atij dhe të vëllait Assis pasaportat pasi nuk kanë paguar një gjobë të vitit 2015 që iu është vendosur të dyve për ndërtimin e një platforme abuzive peshkimi në një zonë të mbrojtuar ambinetale për motive ekologjike. Kamatat e interesave te kësaj gjobe ndër vite janë shumëfishuar duke arritur në totalin e 2 milionë eruove detyrim çka shtynë instancat shtëtërore të ndërhynin në llogarinë bankare të kampionit brazilian për të sekuestruar shumën e kërkuar, por për çudinë e tyre kanë gjetur një shifër të paimagjinueshme, vetëm 6 euro në total.

Pista shtrohet në dy drejtime tanimë, ose Ronaldinho është vërtet i falimentuar ose ka llogari në ndonjë vend tjetër. Hipoteza e fundit duket se mbështetet më shumë nga fatki se po të vizitosh llogaritë e tij në rrjetet sociale mund të kuptosh se nuk shfaq imazhin e një njeriu në krizë ekonomike, përkundrazi, vetëm gjatë javëve të fundit ka vizituar Kinën, Japoninë, Europën dhe Afrikën për fushata publicitare shpërblimi nga të cilat supozohet të jetë i konsiderueshëm. Për më tepër në muajin janar sponsori i tij historik Nike hodhi në treg linjën e re të atlteve në nder të tij të quajtur  “R10” nga e cila ai ka përfitime dhe në çdo rast që zbret në fushë me legjendat e Barcelonës përfiton 150 mijë euro. Sidoqoftë, aktualisht situata e tij është e komplikuar pasi nuk i ka shërbyer as sekuestrimi i shtëpisë për të shlyer detyrimet ndaj shtetit. Mbetet për t’u parë se si do të zgjidhet çështja e tij dhe nëse realisht Ronaldinho jeton me idiomën carpe djem.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency