La Liga

Ronaldo apo Messi, kush e ka dominuar El Clasicon…

Reali i Madridit do të presë Barcelonën të shtunën në orën 13:00, në El Clasicon e radhës, ndërsa edhe këtë herë vëmendja do të jetë e fokusuar te 2 nga futbollistët më të mëdhenj në botë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

2 klubet, prej vitesh rivalizojnë njëri-tjetrin si në Spanjë, ashtu edhe në arenën europiane, por edhe mes 2 yjeve, Ronaldo e Messi, ka një rivalitet mjaft të madh. Vetëm pak ditë më parë, portugezi fitoi për herë të 5-të Topin e Artë, duke barazuar argjentinasin e Barcelonës.

Që të 2 i kanë dhënë shumë ekipeve respektive, por edhe futbollit botëror, ndërsa në të gjitha El Clasicot e viteve të fundit, vëmendja ka qenë e përqendruar totalisht te ata. Po cili mes Messit dhe Ronaldos ka arritur të jetë më vendimtar në sfidën klasike të Spanjës?

 

Ndeshje Fitore Barazime Humbje Gola Asiste Gjuajtje %Realizimi
Ronaldo 28 9 6 13 24 13 125 19.72
Messi 36 16 8 12 17 1 117 22.5

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency