Ronaldo humb penallti, por Juve bind dhe shkon sërish në +9!
Juventusi ruan avantazhin prej 9 pikësh ndaj Napolit në krye të Serie A. Bardhezinjtë e nisën me një fitore të thjeshtë 3-0 ndaj Chievos së vendit të fundit fazën e dytë të kampioantit duke e çuar sërish në +9 epërsinë në renditje ndaj të kaltërve të Ancelottit. Douglas Costa dhe Emre Can i cili realizoi golin e tij të parë si bardhezi i dhanë avantazhin e dyfishtë skuadrës së Allegrit në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë, Ronaldo humbi penalltinë e tij të parë që nga mbrritja te bardhezinjtë me goditjen e portugezit që u ndal nga Sorrentino. Për të vulosur suksesin e Juves mendoi Rugani i cili shënoi edhe golin e tretë pak minuta para fundit.



