La Liga

Ronaldo, humbësi i madh i El Clasicos (Video)

Barcelona arriti të marrë një fitore mjaft të rëndësishme në El Clasico, duke mposhtur Realin 3-0, në ‘Santiago Bernabeu’ dhe hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion.

Madrilenët prisnin shumë sot prej yllit të tyre Cristiano Ronaldos, që edhe pse nuk ishte në 100% zbriti në fushë dhe e nisi me mjaft vrull sfidën.
Portugezi gjeti rrjetën që në minutën e dytë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Më pas, Ronaldo gaboi fatalisht pranë pikës së penalltisë, pasi doli huq në topin që i erdhi nga e majta dhe që mund ta dërgonte në rrjetë. Portugezi pati edhe mundësi të tjera shënimi, por Ter Stegen ishte në lartësinë e detyrës, duke i mohuar kënaqësinë e golit.

Pas fitimit të Topit të Artë për herë të 5-të, pritej shumë prej Cristiano Ronaldos, porn ë këtë El Clasico duket se triumfoi Lionel Messi, me një gol, një asist dhe disa aksione të mira.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency