Merkato

Ronaldo-Juve në fazën finale, Mendes në Madrid

Mungon edhe pak nga transferimi i shumëpritur i Ronaldos tek Juventus, gjithmonë nëse presidenti i Realit të Madridit për çështje krenarie nuk vendos barriera. Nëse kjo nuk ndodh atëherë, ylli portugez mund të nisë lirisht fluturimin e tij me desitancion Torinon. Optimizmi në shtëpinë e bardhezinvje  nuk është shuar aspak, por duhet ende pak durim, ndoshta edhe pak orë. Jorge Mendes, menaxheri i pesë herë fituesit të Topit të Artë është nisur drejt Madridit. Të martën në kryeqytetin spanjoll është programuar një takim mes bordit drejtues të Realit dhe Mendes, ndërsa të martën ose ditën e mërkurë pjesë e tryezës pritet të jetë edhe drejtori sportiv i klubit mbretëror, Jorge Angel Sanchez nga ku pritet të nisë edhe puna për largimin përfundimtar të Ronaldos. Mendes dhe Juventus kanë arritur akordin, teksa tashmë fjala e fundit i takon Realit.

Menaxheri i sulmuesit portugez është edhe aleati kryesor i Juventusit bashkë edhe me Ronaldon i cili e dëshiron transferimin tek bardhezinjtë. Oferta e drejtuesve të Zonjës së Vjetër ndodhet në tavolinën e Perez 100 deri në 120 milionë euro janë gati për t’u derdhur në arkat e Los Blancos për të lënë të lirë pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Për kampionët e Italisë janë orë deçizive, teksa qëndrojnë pas dere për të marrë konfirmimin. Ndërkohë që mes palëve prej ditësh vazhdojnë tratativat Ronaldo është duke shijuar pushimet me familjen e tij.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency