Ronaldo kampion absuolut, qenia e parë njerëzore me 400 milionë ndjekës në Instagram
Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, është personi më i ndjekur në Instagram dhe i pari që ka kaluar 400 milionë fansa. “Ylli” portugez, i cili sapo ka mbushur 37 vjeç, u bë më i ndjekuri në Instagram kur në shtator 2021 arriti 237 milionë ndjekës. Në vetëm gjashtë muaj, Cristiano Ronaldo ka shtuar 163 milionë ndjekës në Instagram.
Në historinë e tij në Instagram, ish-lojtari i Real Madridit ka 3242 postime me një mesatare prej 10 milionë “like” në secilin prej tyre dhe ndjek vetëm 500 persona.
Lioel Messi, rivali i madh i CR7 në fushën e blertë ka plot 307 milionë ndjekës në Instagram dhe renditet në vendin e tretë, pasi mes dy “yjeve” të futbollit, që kanë fituar në total 12 topa të artë, qëndron Kylie Jenner me 309 milionë ndjekës.
Cila është llogaria më e ndjekur në Instagram?
Llogaria më e ndjekur në Instagram është… e vetë rrjetit social Instagram, që numëron më shumë se 469 milionë “followers”.
Kylie Jenner (309 millones)



