La Liga

Ronaldo, kritik për merkaton: Reali largoi lojtarë me shumë potencial

Cristiano Ronaldo, “ylli” portugez i Realit të Madridit, nuk i kurseu kritikat për politikën e drejtuesve në merkato. 32-vjecari theksoi pas disfatës së radhës së “Los Blancos” me Tottenhamin në “Wembley”, se gjatë merkatos së verës nuk janë mbushur boshllëqet pas largimit të disa lojtarëve, sic është rasti i James Rodriguezit. Ai shtoi më tej se “lojtarët e dëmtuar Dani Carvajal, Gareth Bale, mund të zëvendësoheshin me eksperiencën e Pepes, Jamesit apo të Alvaro Moratas”, që u larguan respektivisht te Beshiktashi, Bayerni i Mynihut dhe Chelsea.

“Futbollistët që u larguan kishin shumë potencial, e kam fjalën për Pepen, Moratan dhe Jamesin. Na bënin shumë më të fortë. Skuadra është e forte, por ka shumë të rinj, me më pak eksperiencë se lojtarët që përmenda. Sigurisht që nuk dua të justifikohem, unë jam i kënaqur këtu te Reali dhe mendoj se nuk ka vend për alarm.”

Ronaldo, në fakt është shumë larg shifrave të tij të zakonshme në këtë fillim sezoni. Pas 10 javëve të para të La Ligas, ku është aktivizuar në vetëm 6 ndeshje për arsye pezullimi, ka shënuar vetëm një gol, pikërisht në fitoren 1-2 në fushën e Getafes. Sa i përket të ardhmes së tij në Madrid, ai u shpreh se kontrata aktuale i përfundon pas shumë vitesh, ndaj nuk ka ndërmend ta rinovojë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency