La Liga

Ronaldo kthehet në La Liga… si president i Valladolidit

Një Ronaldo që ikën  nga La Liga dhe një tjetër që kthehet. Nga Spanja raportojnë se Luis Nazario de Lima, Ronaldo “Fenomeni”, ka ndërmend të bëhet aksionar i klubit të Valladolidit, që militon në elitën e futbollit spanjoll. Më konkretisht, sipas “Cadena Ser”, braziliani do të bëhet aksionar kryesor, duke ofruar 30 milionë euro, çka do ta bënte automatikisht president të skuadrës.

Drejtuesit aktualë kanë preferuar të refuzojnë oferta edhe më të mira ekonomikisht për të favorizuar “Fenomenin”.

Edhe pas zyrtarizimit të marrëveshjes, klubi do të vijojë të drejtohet nga Karlos Suarez, i cili do të vazhdojë të jetë administrator deri sa Ronaldo të ketë ambientuar rrjedhën e punës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency