Ronaldo mungon në seancën e parë stërvitore të United, zbulohet arsyeja pse
Cristiano Ronaldo nuk u paraqit në ditën e parë të stërvitjes me skuadrën e Manchester United, duke i habitur të gjithë te klubi i “Djajve të Kuq”.
Arsyeja e mungesës nga sulmuesi është thënë të jetë familjare, por sipas raportimeve të medieve britanike kjo në fakt është thjesht një justifikim.
Ndërsa arsyeja e vërtetë raportohet të jetë dëshira e portugezit për t’u larguar për shkak se dëshiron të luajë në Champions League.
Klubi e ka pranuar mungesën e Ronaldos për arsye familjare, por sa i përket largimit të portugezit Manchester United nuk e pranon kurrsesi diçka të tillë.
Për Manchester United, Cristiano Ronaldo mbetet i pashitshëm, edhe përballë një oferte të shumë të lartë, ndonëse ka edhe një vit nga skadimi i kontratës.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



