Ronaldo në Kinë? Ja cila është përgjigjja e Perez
Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, i pranishëm në një event bamirësie foli për zërat e merkatos që qarkulluan pak ditë më parë për një kalim të mundshëm të Cristiano Ronaldos në Kinë. Perez, u pyet qartësisht për deklaratën e Luiz Felipe Scolarit, pak ditë më parë, i cili në një intervistë tha se kishte biseduar me Ronaldon, për t’i folur për jetën në Kinë. Numri një i Los Blacos theksoi se nëse ke një shok që jeton në Kinë, të tilla lloj pyetjesh janë normale që të bëhen, pasi nuk do të pyesh për Indonezinë.



