Ronaldo në lot, ja çfarë i ndodh ndaj Valencias!(Foto)
Cristiano Ronaldo ëndërronte një debutim ndryshe në Champions League me fanellën e Juventusit, por ndeshja e tij zgjati diçka më pak se gjysmë ore. Portugezi kundër Valencias në Mestalla mori kartonin e tij të parë të kuq në 154 ndeshje në Champions League. Gjithçka erdhi si pasojë e disa shkëndijave më shumë me ish-interistin Jeison Murillo në lojën pa top. CR7-ta përdori duart ndaj mbrojtësit kolumbian të Valencias me arbitrin kryesor gjermanin Felix Brych që fillimisht nuk e pa përplasjen mes tyre por më pas i sinjalizuar nga anësori i tregoi kartonin e kuq në fytyrë Ronaldos. Një tërheqje e lehtë te flokët e portugezit ndaj Murillos që nëse e shikon me vëmendje episodin duket qartë që kartoni i kuq ishte i ekzagjeruar aq sa portugezi nuk po u besonte syve që mori karton të kuq duke u larguar me lot në sy nga fusha.




