Premier League

Me Ronaldon në stol, Manchester United fiton gjithmonë, fati i portugezit i përcaktuar

Vetëm koha do të tregojë nëse Antony, sulmuesi i ri i Manchester United, vlen vërtet 95 milionë euro, shuma që “Djajtë e Kuq” shpenzuan në ditën e fundit të merkatos. Debutimi i brazilianit ishte, megjithatë, pa dyshim i rëndësishëm: kundër Arsenalit, në fakt, ish-i i Ajax luajti titullar. Ten Hag vuri menjëherë bast për të, duke e mbajtur Cristiano Ronaldon në stol: erdhi suksesi i katërt radhazi.

Në fakt, situata e Cristiano Ronaldos duket tashmë e përcaktuar. Ai është rezervë, duke pasur parasysh se si në katër ndeshjet e fundit të Premier League-s është aktivizuar gjithmonë në pjesën e dytë.

Cristiano Ronaldo u aktivizua pikërisht në vend të Antony-t, kur rezultati ishte 1-0. Pas hyrjes së tij, erdhi barazimi momental i Saka-s, para dyfishimit vendimtar nga Rashford.

12 pikë nga katër ndeshjet e fundit e kanë rikthyer Manchester United në grupin e skuadrave pretendente. Tifozët gëzohen, përveç Cristiano Ronaldos, i cili për herë të parë pas njëzet vitesh nuk do të luajë në Champions League.

Super agjenti Mendes u përpoq t’i gjente një skuadër të re, por në fund mbeti në Premier League, të paktën deri në janar.

A do të ndryshojë diçka brenda disa muajsh? Vështirë të thuhet, por problemi do të mbetet i njëjtë: Cristiano Ronaldo merr një pagë të pamundur praktikisht për këdo. Në Premier League duket se është i destinuar të qëndrojë fillimisht në stol, me përfshirjen e mundshme si titullar kur të nevojitet rotacioni ose ndoshta në sfidat e Europa League-s.

Nga ana e tij, Ten Hag ishte i qartë:

“Duhet të përshtatet me mënyrën se si ne luajmë”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency