La Liga

Ronaldo snobon mediat: Tjetër gjë them, tjetër gjë shkruani!

Cristiano Ronaldo u shfaq i çliruar psikologjikisht pas dygolëshit të shënuar në fitoren 0-6 të Realit të Madridit ndaj Apoel Nicosias në Champions. Teksa po kalonte në zonën mix, ku e priste një numër i madh gazetarësh, portugezi sulmoi mediat, duke i akuzuar se keqinterpretojnë fjalët e tij:

“Unë them një gjë dhe ju shkruani diçka tjetër. E si mund të më kërkoni që të flas!”

CR7, i referohet në këtë rast deklaratës së tij se “Reali i këtij sezoni ka më pak cilësi se ai një viti më parë.” Pikërisht ky interpretim nga mediat kishte përfshirë në debat Sergio Ramosin, i cili reagoi: “Nuk jam dakord me Cristianon”.  Kjo përgjigje e Ramosit ishte shkak për një marrëdhënie të krisur mes të dyve. Gjithsesi, futbollistët e tjerë të Realit, por edhe trajneri Zidane, kanë siguruar se mes dy “ikonave” të “Los Blancos” gjithçka është “ok”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency