Rooney gati të rikthehet në pankinë, i vjen oferta nga ish-klubi
Pasi dha dorëheqjen muajin e kaluar nga pankina e Derby County-t, Wayne Rooney është gati të nisë një tjetër eksperiencë si trajner. Ish-sulmuesi anglez ka marrë ofertë nga klubi i MLS-së amerikane, DC United, fanellën e të cilëve ka veshur para se të tërhiqej nga futbolli.
Këta të fundit shkarkuan trajnerin në muajin prill dhe drejtohen nga Chad Ashton me statusin e përkohshëm, ndaj po konsiderojnë rikthimin e Rooney-t, këtë herë me një rol të ri.
Ky i fundit u vlerësua jo pak për punën që bëri te Derby County, ndonëse në kushte të vështira dhe pa rezultate pozitive, teksa mediat britanike raportojnë se e ka marrë me shumë dëshirë rikthimin në SHBA, për të drejtuar DC United.



