Rooney këshillon Paul Pogbanë, ja ç’thotë për Ronaldon
Wayne Rooney mendon se Paul Pogba duhet të largohet nga Manchester United këtë verë. Legjenda e “Djajve të Kuq”, në analizën e tij thekson se mesfushori francez është futbollist tjetër kur luan me përfaqësuesen e tij.
“Mendoj se ndoshta ka arritur në një pikë ku është më mirë që ai largohet. Paul duhet të jetë i sinqertë me veten e tij, ndoshta nuk ka pasur ndikimin që do të donte që kur u kthye te Manchester United. E shikoj duke luajtur për Francën dhe është një lojtar krejtësisht tjetër. Aftësia, vizioni i tij, kontrolli i lojës dallohet në çdo ndeshje të Francës. Thjesht nuk ka funksionuar te Manchester United.”

Rooney foli edhe për rikthimin e Cristiano Ronaldos, që nuk po reflektohet në rezultate të “Djajtë e Kuq”. Sipas tij, pavarësisht statistikave të CR7, Manchester Unitet nuk ka përfituar nga kjo lëvizje.
“Ai ka shënuar gola të rëndësishëm në ndeshjet e Champions League në fillim të sezonit. Shënoi gjithashtu “hat-trick” (tregolësh) kundër Tottenhamit. Por unë mendoj se nëse mendon për të ardhmen e klubit, duhet të fokusohesh te lojtarë më të rinj dhe të uritur për të bërë më të mirën e tyre për të ngritur Manchester United gjatë dy ose tri viteve të ardhshme”.




