Rosberg mbështet Vettel: Psikologjikisht është më i fortë se Hamilton
Një gjerman që mbështet një tjetër. Nico Rosberg dhe Lewis Hamilton ishin shok skuadre te Mercedes por raporti mes të dyve nuk ka qenë asnjëherë nga më të mirët. Sezonin e kaluar piloti me origjinë finlandeze i rrëmbeu titullin kampion anglezit dhe më pas i shokoi të gjithë fansat me vendimin e tij për t’u tërhequr nga Formula 1. Tashmë Nico Rosberg në rolin e opinionistit ka dalë në krah të bashkëkombasit të tij Sebastian Vettel, duke nënvizuar se gara për titull është ende e hapur edhe pse me diferencën që ka ndaj Vettel, Hamilton këtë fundjavë në Austin mund të shpallet zyrtarisht kampion bote për herë të 4-t në karrierë. “ Nga ana mentale mendoj se Vettel është më i fortë se Hamilton, por në këtë periudhë gjërat po shkojnë shumë keq për të, gjithsesi në një sport si Formula 1 gjithçka mund të ndryshojë në kohë rekord dhe gara për titull nuk ka përfunduar ende”, deklaroi Nico Rosberg.



