Futboll

Roshi prish agjërimin 1-vjeçar, rikthehet te goli dhe i jep fitoren Akhmat Grozny-t

Odise Roshi rigjen golin pas më shumë se 1 viti. Sulmuesi anësor i kombëtares shqiptare rezultoi deçiziv në sfidën mes Akhmat Grozny dhe Orenburg. Edhe pse u aktivizua nga stoli duke zëvendësuar pikërisht mesfushorin kosovar Bernard Berisha, futbollisti fierak realizoi golin e 2-1 në minutën e 70-të, finalizim ky që i dha fitoren Akhmat Grozny-t. Roshi përfitoi nga një dalje e pastuiduar e portierit mik dhe me kokë realizoi golin e fitores për skuadrën çecene në këtë ndeshje pas një harkimi nga një goditje standarte. Ky ishte goli i parë për Roshin me skuadrën ruse që nga maji i vitit 2018-të. Megjithatë në këtë thatësirë kaq të gjatë të Roshit ka ndikuar edhe mungesa e gjatë prej 8 muajsh për shkak të një dëmtimi të rëndë.

https://www.instagram.com/p/B0ywHJKD912/

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency