MotoGP

Rossi-Marquez, nuk shuhen polemikat, akuza të ndërsjellta

Valentino Rossi dhe Marc Marquez nuk do të jenë më kurrë miq. Incidenti në Çmimin e Madh të Argjentinës provokoi polemika të mëdha. Italiani nuk pranoi që spanjolli t’i afrohej për t’i kërkuar ndjesë e më pas e akuzoi, duke e quajtur një pilot që rrezikon jetët e kolegëve të tij.

Megjithëse kanë kaluar thuajse dy javë, gjakrat ende nuk janë ftohur dhe debati mes të dyve ka vijuar në komisionin për sigurinë që i paraprin garës së Teksasit. Ka qenë katalansi në këtë rast ai që ka akuzuar i pari:

“Kemi mësuar nga ty të bëjmë këto veprime në garë”.

Përgjigia e 9 herë kampionit të botës ka qenë e menjëhershme

“Po mundohesh të më karahasosh mua me veten?! Unë kam rrëzuar 4 pilotë në 20 vjet, ti 5 në një garë të vetme”.

Lufta mediatike mes të dyve u ndez në Çmimin e Madh të Malajzisë më 2015-ën, kur Rossi po luftonte me Lorenzon për titullin kampion dhe pati një kontak me Marquez, duke e nxjerrë spanjollin jashtë gare. Drejtuesit e Dederatës Ndërkombëtare të Motoçiklizmit e penalizuan Valentinon që për rrjedhojë humbi duelin për titull. Në këto 2 vite marrëdhënia mes tyre u duk se pos shkonte drejt përmirësismit deri në Çmimn e Madh të Argjentinës, ku erdhi incidenti që ka mbyllur përfundimisht çdo kontakt njerëzor mes kampionit aktual të botës, Marquez, dhe një prej më të mirëve në histori, Valentino Rossit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency