Rossi-Marquez, replikat vijojnë edhe përballë
Vijon të jetë ende i nxehtë debati mes Valentino Rossit dhe spanjollit të Hondës, Marc Marquez, pasi ky i fundit nxori nga pista italianin, në një incident të ndodhur javën e kaluar.
Pasi replikuan në distancë, të dy pilotët patën mundësi të vihen përballë njëri-tjetrit sot, ndërsa replikat nuk munguan. Fillimisht ishte spanjolli, që ironizoi duke thënë se ka mësuar nga Rossi, për mënyrën se si duhet të garojë dhe të sillet në pistë.
E menjëhershme ishte edhe përgjigja e italianit, që tha: Unë në 20 vite kam nxjerrë jashtë 4 pilotë, ndërsa ti ke nxjerrë jashtë piste 5 pilotë në një garë të vetme.
Më pas të dy pilotët u larguan nga njëri-tjetri, duke lënë sërish të hapur konfliktin mes tyre, që ka rritur ndjeshëm edhe interesin për garën, ku pritet të shikohet se si do të sillen kur të jenë duke garuar pranë.



