Rrahmani: Ju tregoj lojtarët më të fortë, nga Kulibaly kam mësuar gjithçka
Amir Rrahmani, futbollist i Napolit, u është përgjigjur pyetjeve të tifozëve nga Folgarida (Trento), ku skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti po zhvillon fazën përgatitore.
Duke pasur parasysh zërat për shitjen e Koulibaly, si ndiheni tani?
Ai është një lojtar i fortë, ne kemi luajtur shumë ndeshje së bashku, shpresojmë që të qëndrojë. Të gjithë e duam.
Çfarë keni mësuar nga Koulibaly?
Gjithçka.
Cili është lojtari kundërshtar që ju ka vënë më shumë në vështirësi?
Ka shumë, këtë vit Leao, por edhe Boga vitet e fundit. Ka shumë lojtarë të fortë që na vënë në vështirësi.
Kush mendoni se është lojtari që ju ka emocionuar më shumë?
Për mua, Viktor Osimhen, me të është luftë çdo ditë.
Duke lënë mënjanë merkaton, çfarë keni fituar duke luajtur krah Koulibaly?
Kemi luajtur shumë ndeshje së bashku, e kemi kuptuar shumë mirë njëri-tjetrin. Ai është ndër lojtarët më të fortë në botë dhe është nder të luaj me të.
A keni menduar ndonjëherë të hiqni dorë nga futbolli në momente dëshpërimi?
Asnjëherë nuk kam menduar ta lë, sepse është një profesion, një pasion. E kam dashur futbollin që i vogël dhe ëndrra ime ishte të luaja në këto nivele.
Kush janë më të mirët në dhomat e zhveshjes?
Janë të gjithë pozitivë: Petagna, Fabian, Di Lorenzo. Ata janë të gjithë djem të mirë. Dhe gjithashtu Thomas.
Si e sheh veten te Napoli?
Napoli është një ekip i madh që gjithmonë përpiqet të qëndrojë lart dhe të luajë për Champions.
Si i përjetoni emocionet e fansave?
Ka gjithmonë kritika, edhe kur fiton diçka mund të shkojë më mirë. Kur kalon një ndeshje, mendon për tjetrën, ajo që kalon nuk ka më rëndësi. Kalojnë edhe kritikat edhe gjërat e mira.



