Rrahmani: Nuk ka më justifikime, duhet të ndryshojmë në eliminatoret e ardhshme
Amir Rrahmani, në rolin e “bomberit” në sfidën ndaj Greqisë, deklaroi pas ndeshje se është momenti për ndryshime
“Ishte një ndeshje që mund ta fitonim dhe ta humbnim. Të dyja skuadrat kishim raste dhe nuk ishim të përqendruara maksimalisht në mbrojtje, pasi dëshira ishte ta fitonim ndeshjen dhe kjo ka bërë që të lejonim shumë hapësira.
Besoj se barazimi ishte rezultat I drejtë pas asaj që treguam në këtë ndeshje”.
“Nuk jemi të kënaqur me paraqitjet të cilat jemi duke i bërë, jemi të gjithë nervozë. Ky është karakteri im, mendoj se jemi një skuadër që mund të luftojmë për më lart. Nuk ka më justifikime, duhet të ketë ndryshim, pasi mund të jenë kualifikimet e fundit apo të parafundit që jemi në këtë moshë kështu që duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht”, – përfundoi kapiteni i Kosovës.



