Katar 2022

Rrahmani: Vendosën dy episode, humbëm shumë topa në mesfushë

Amir Rrahmani shpreh keqardhjen për humbjen e thellë në Suedi, ku sfida u vendos, sipas tij, nga dy episode.

 “Sfida u vendos nga ato dy episode, të cilat ishte e vështirë për t’i parandaluar, pasi ndodhi një penallti që normalisht ishte e pafat, pasi topi preku në dorë, ndërsa goli i dytë ishte i mrekullueshëm dhe këto dy episode e vendosën ndeshjen. Kur ishim 1-0 kishim mundësi për ta barazuar rezultatin, por nuk ia arritëm t’i konkretizonim rastet. Pas ndeshjes i thashë ekipit që kemi humbur shumë topa në mesfushë dhe kanë ndodhur shumë kundërsulme. E dinim që ata do të luanin me topa të gjatë dhe topa të dytë dhe ne aty nuk ia dolëm”.

Dëmtimi: “Është goditje normale në futboll, gjithçka është në rregull.”

Forma e mirë me Napolin: “Besoj që jam në formë të mirë dhe në nivelin më të lartë dhe nga fillimi i këtij sezoni ka shkuar gjithçka mirë. Kur shënon gola, vlerësimi është më i mirë. Kjo është pika më e lartë në karrierës, shpresoj ta mbaj këtë nivel.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency