Futboll

Rrëfehet Neymar: S’jam perfekt, ndonjëherë më vjen të shpërthej

Neymar Junior ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën britanike “Mirror”, duke prekur tema të ndryshme rreth jetës dhe karrierës së tij.

“Dëmtimi është momenti më i keq në karrierën e një sportisti, Kam kaluar dy dëmtime të rënda gjatë dy viteve të fundit, që më kanë mbajtur jashtë fushave të futbollit për 6 muaj. Më mungonte shënimi i golit. Gjithsesi, dëmtimet janë pjesë e karrierës dhe një futbollisti.”

Gjatë verës, ka qenë në qendër të merkatos, pro në fund mbeti në Paris, edhe pse dëshira e tij ishte t’i bashkohej Barcelonës. Braziliani flet pa hezitim edhe për personalitetin e tij.

“Jam një djalë i rezervuar, i mbaj për vete gjërat. Mirëpo arrin një pikë kur ndihem i irrituar, mërzitem, shpërthej dhe nuk komunikoj në mënyrë korrekte. Po përpiqem të përmirësohem në këtë aspekt. Nuk jam perfekt, kjo është e pamundur për një qenie njerëzore. Kam gabuar disa herë dhe e kam rifituar besimin, edhe pse më është dashur të paguaj një çmim të lartë. Cila është dëshira ime? E thjeshtë, të jem futbollisti më i miri në botë.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency