Rrëfimi i Moratës: Kishte ditë ku nuk dëshiroja të ngrihesha nga shtrati
Alvaro Morata nuk ka përjetuar një eksperiencë shumë të mirë në këtë sezon teksa në disa raste sulmuesi spanjoll është hasur me ofendimet apo kërcënimet e tifozëve si pasojë e mungesës së formës në fushë.
Së fundmi, lojtari i Juventus ka treguar se këto situata i ka përjetuar shumë negativisht duke theksuar se ka pasur ditë ku i ka munguar dëshira edhe për t’u ngritur nga shtrati.
“Ka pasur momente kur nuk kam pasur as dëshirë për t’u ngritur nga shtrati. E kam thënë shpesh që kam kaluar shumë momente të shëmtuara dhe ndoshta me një mentalitet tjetër do të mund të isha një futbollist më i mirë. Por, kam ende shumë vullnet për të dalë nga momentet e vështira, përndryshe nuk do të kisha këtë karrierë që kam aktualisht”, u shpreh Morata.



