Rrëfimi shokues i trajnerit holandez: Vuaj nga një sëmundje e rëndë, por nuk u kam treguar lojtarëve
Trajneri holandez, Louis Van Gaal ka zbuluar mbrëmjen e djeshme se vuan nga një formë agresive e kancerit, megjithatë nuk u ka treguar asnjëherë futbollistëve për këtë problem.
Tekniku 70-vjeçar ka vijuar rrëfimin e tij, duke thënë se bëhet fjalë për një kancer në prostatë dhe për këtë u është nënshtruar 25 herë terapive, teksa ka garantuar se dëshiron të jetë me.çdo kusht në Katar.
“Prej disa kohësh vuaj nga një formq agresive e kancerit të prostatës dhe për këtë kam bërë më shumë se 25 seanca kimio-terapie. Futbollistëve të mi nuk u kam treguar asgjë, megjithatë pavarësisht të gjithave, dua të jem me çdo kusht në Katar 2022”, rrëfen Van Gaal.



