MotoGP

Rrëzohet Marquez, Rins i rrëmben fitoren Rossit

Rrëzimi i Marc Marquez në xhiron e 12-të i kushtoi kryesimin spanjollit në Çmimin e Madh të Amerikës në pistën e Austin. Për rrjedhojë në Alex Rins i Suzukit fitoi Çmimin e tij të parë të Madh në karrierë, pas një dueli të nxehtë me Valentino Rossin, me “Doktorin” që siç nisi garën nga vendi i dytë, ashtu e përfundoi, pra në të njëjtin pozicion. Në podium u ngjit edhe Jack Milller që meritoi vendin e tretë.

Pas tërheqjes së Marquez, Rossi u gjend i vetëm si lider i garës. Për disa xhiro me radhë, “Doktori” dhe Rins (i treti) studiuan njëri-tjetrin, por më pas spanjolli arriti ta parakalonte 4 xhiro para fundit. Në kthesat e fundit Rossi tentoi gjithçka për gjithçka, por rivali i tij mundi t’u rezistonte të gjitha sulmeve të tij.

Mëkat për Cal Crutchlow, që i nisur nga vija e parë, nga dëshira për të bërë sa më mirë rrëshqiti në kthesë. U tërhoq edhe Aleix Espargarò me Aprilian disa xhiro pas Marquez, sikurse Jorge Lorenzo për një problem në motor.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency