Rrjetet sociale, ‘të pamëshirshme’ me Romën dhe Interin (Foto)
Roma humbi mbrëmjen e të dielës 0-1 ndaj Sampdorias, duke regjistruar takimin e 6 radhazi pa fitore në Serinë A. Verdhekuqtë kanë marrë vetëm 3 pikë në 6 ndeshjet e fundit, duke bërë që të kompromentohet objektivi Champions.
Goli i Duvan Zapatës në minutën e 80’ ishte vendimtar në takimin e djeshëm, ndërsa e pamëshirshme ka qenë edhe ironia në rrjetet sociale me verdhekuqtë.
Viktimë e kësaj ironie ka rënë edhe Interi, që ashtu si verdhekuqtë, nuk fiton që prej 02 dhjetorit, në sfidën ndaj Chievos.















