Futboll

Rroca në superformë, shënon gol spektakolar në fitoren e Istanbulspor!

Vijon momenti magjik i Eduart Rrocës në ligën e parë turke. Pas dygolëshit ndaj Bursaspor, Rroca u bë protagonist për të dytën javë radhazi me Istanbulspor duke realizuar golin e parë dhe atë që zhbllokoi shifrat në transfertën ndaj Boluspor, me Istanbulspor që këtë herë arriti të triumfonte me shifrat 0-2 duke u ngjitur në kuotën e 25 pikëve, vetëm 5 më pak se kryesuesit e Tuzlaspor që kanë zhvilluar edhe një ndeshje më shumë. Në mintuën e 45-të Rroca realizoi golin që kaloi në avantazh skuadrën nga Stambolli, një finalizim spektakolar i mesfushorit shqiptar i cili shënoi me një goditje teknike me hark nga limitet e zonës. Ky ishte goli i 5-të për Rrocën në këtë sezon të ligës së parë turke që nëse vazhdon me këto ritme me siguri që sezonin e ardhshëm do të transferohet në një klub më të madh. Titullar në këtë sfidë për Istanbulspor ishte edhe Kristal Abazaj që gjithashtu bëri një paraqitje të mirë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency