Rruga drejt Tiranës, hidhet shorti i Europa Conference League/ Lala “dërgon” Kumbullën në Holandë
Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e 1/8-tave të kompeticionit më të ri europian, Europa Conference League. Në short ishte i pranishëm një nga figurat më të spikatura të kombëtares shqiptare si Altin Lala, duke qenë se finalja e luhet në Tiranë, në stadiumin Air Albania.
Ish-mesfushori i Shqipërisë, rezultoi fatsjellës për Marash Kumbullën dhe Romën duke qenë se verdhekuqtë u shortuan me Vitesse, teksa holandezët cilësohen një kundërshtar i kalueshëm për të besuarit e trajnerit Jose Mourinho.
Ndërkaq, spikat ndeshja mes Marseille dhe Basel të Taulant Xhakës, sigurisht me francezët që në start duken më favoritë, ndërsa interesant është edhe përballja mes Leicester dhe Rennais. Ndeshjet e para do të luhen më datë 10 mars, ndërsa ato të kthimit luhen më datë 17 mars
Shorti i Europa Conference League:
Marseille-Basel
Leicester-Rennais
PAOK-Gent
Vitesse-Roma
PSV-Copenhagen
Slavia Praha-LASK
Bodo/Glimt-Alkmaar
Partizan Beograd-Feyenoord




