Futboll

Ruajti 20% të kartonit të Merveille Ndockyt, Tirana përfiton shumën e majme

Tirana merr një lajm shumë të mirë sa i përket merkatos. Në fakt, nuk bëhet fjalë për shitjen apo blerje të një elementi shumë cilësor, por për përfitimin që vjen nga një marrëveshje e mirëmenduar tri vite më parë.

Merveille Ndockyt, i cili i shit nga Tirana te Getafe në vitin 2017 për 400 mijë euro, plus ruajtjen e 20% të kartonit, tashmë është zyrtarisht pjesë e Osijekut në Kroaci. Klubi kroat e kishte marrë nga Getafe në huazim me të drejtë blerjeje. Këtë të hënë Osijeku ka njoftuar blerjen përfundimtare të sulmuesit anësor për 550 mijë euro, sikurse parashikohej në kontratë.

Për rrjedhojë Osijeku 110 mijë euro duhet t’i derdhë në arkat e klubit bardheblu, që korrespondon me 20% të kartonit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency