Merkato

Rudiger ndihet “i ofenduar” nga Chelsea, destinacioni i ardhshëm i përcaktuar

Antonio Rudiger ka krijuar bindjen e plotë se nuk është trajtuar në mënyrën e duhur nga drejtuesit e Chelsea-t, për këtë arsye në përfundim të sezonin ai do të largohet nga skuadra londineze, pasi nuk ka pranuar të rinovojë kontratën. Bayerni i Munihut është i gatshëm t’i ofrojë qendërmbrojtësit 12 milionë euro në vit, shumën të cilën nuk ia garantoi Chelsea.

Aktualisht, gjermani fiton 6 milionë euro në vit dhe gjatë negociatave Chelsea nuk ofroi më shumë se 8.5 milionë. Pikërisht kjo ofertë e Chelsea-t është konsideruar në njëfarë mënyrë fyese nga lojtari dhe përtej dëshirës së tij për të qëndruar në Londër, divorci duket i pashmangshëm.

Pas më shumë se katër sezonesh në kryeqytetin anglez, ish-lojtari i Stuttgartit ndihet mirë në klub dhe në kryeqytetin anglez, por vlerësimi i ulët nga drejtuesit e Chelsea-t e detyron të largohet.

Sipas “Bild”, klubi bavarez mund ta përballojë lehtësisht pagën prej 12 milionë eurosh në vit që kërkon Antonio Rüdiger.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency