Rudy Garcia do largohet, Marseille kontakton me Blanc e Benitez
Kampionati francez do të ulë siparin këtë fundjavë, teksa Olympique Marseille është një nga skuadrat që ka zhgënjyer më shumë, pasi pavarësisht investimeve të shumta, nuk ia doli të kualifikohet as në Europa League.
Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë njoftuar sot se në fund të sezonit do të ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin Rudy Garcia, i cili drejton skuadrën prej 3 sezonesh, që nga tetori i 2016-ës.
Ndërkohë, mediat franceze kanë raportuar pasditen e sotme se Marseille po lëviz për të gjetur sa më shpejt trajnerin e ri dhe ka nisur kontaktet me Laurent Blanc dhe Rafael Benitez, të cilët për momentin janë kandidatët kryesorë për të marrë vendin e Garcias.



